Shqipëria u turpërua nga Skocia me rezultat 4:0, në stadiumin ‘Loro Boriçi’. E njëri nga ‘fajtorët’ e kësaj humbje ka qenë edhe kapiteni Mërgim Mavraj, i cili u ndëshkua me të kuq pas 23 minutave, pasi nuk arriti t’i përmbante nervat dhe për pak sa nuk goditi kundërshtarin me kokë, shkruan Periskopi. Ai kërkoi menjëherë falje pas ndeshjes, por ka vazhduar të kritikohet edhe sot. Mavraj me një postim në Facebook ka treguar se sa shumë e do Kombëtaren, duke na bindur se ai ishte vetëm një moment nervash, që i ka ndodhur gati çdo futbollisti.