Mërgim Mavraj ka nisur aventurën e tij të re në Gjermani me Ingolshtadin në Bundesligën e Dytë. Si mbrojtës i Ingolshtadite, Mavraj ka folur për herë të parë për mediat gjermane, duke qenë i bindur se skuadra e tij mund t’ia dalë dhe se vetë ai është mësuar me të tilla situata.
“Jam i bindur se do të luftojmë shumë për të dalë nga gjendja aktuale. Unë kam përjetuar momente të ngjashme në karrierën time dhe tani dua të sjell në përvojën dhe mentalitetin tim”, u shpreh Mavraj.
Kapiteni i Kombëtares u largua pak ditë më parë nga kampionati grek, ku në merkaton e verës firmosi me Arisin, por pa arritur që të tregojë vlerat që të gjithë prisnin. Në fillim, u mendua se Aris do ta linte të lirë për shkak të paraqitjes së dobët, por më pas vendosi ta shiste në Gjermani.