Mërgim Mavraj edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Hamburgut. Skuadra e Hamburgut e ka prezantuar Mërgim Mavrajn. Ish mbrojtësi i Kolnit ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2019 me klubin e ri. “Do ta jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin. Nga janari do të jem në dispozicion të ekipit”, ka deklaruar Mavraj.