Ka zgjatur vetëm pak muaj aventura e Mërgim Mavrajt në Greqi tek Arisi i Selanikut, skuadër ku aktivizohet edhe futbollisti tjetër i Kombëtares Shqiptare, Migjen Basha. Mbrojtësi 32-vjeçar ka mbyllur kontratën me ekipin grek, për t’iu bashkuar Ingolstadtit në Bundesligën e dytë në Gjermani.
Një lëvizje e befasishme nga shqiptari, pasi skuadra gjermane ndodhet në vendin e fundit të ligës së dytë. Skuadra e re e shqiptarit ka 10 pikë, 3 më pak se vendi i 15 që të shpëton në këtë Kategori.
Mavraj nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij në futbollin grek dhe arsyet nuk i lidh me anën sportive. Ai është ndier i parespektuar në një ambient thashethemesh, ku për futbollin është folur shumë pak.
Futbollist do të nisë stërvitjen me ekipin gjerman gjatë fazës përgatitore dimërorë që do të zhvillohet Spanjë. Ingolstadti, do të jetë skuadra e shtatë gjermane në karrierën e Mavrajt. Më parë ka luajtur për Darmstadt, Bochum, Greuther Furth, Konl dhe Hamburg.