Lothar Matthaus, legjendë e futbollit gjerman, ka dalë hapur kundër Toni Kroos, pas lamtumirës së këtij të fundit nga kombëtarja e Gjermanisë.
“Nuk kam asgjë kundër tij, por nuk më pëlqen mënyra si luan. Kemi parë në Europian se nuk është vetëm një çështje shpejtësie, por edhe sesi e trajton topin”, ka thënë Matthaus për Kicker.
“Ngadalëson ritmin. Nuk është më një lojtar i përshtatshëm për kompeticionet ndërkombëtare, sepse në Europian u zhduk pasi luajti disa ndeshje të mira me Real Madrid”.