Uashington, 4 qershor – Ish ministri amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis e akuzoi presidentin aktual Donald Tramp se përpiqet ta ndajë SHBA-në dhe ashpër e dënoi mundësinë për përdorim të ushtrisë si përgjigje e trazirave qytetare.
“Donald Tramp është presidenti i parë në jetën time i cili nuk përpiqet për t’i bashkuar qytetarët amerikan. Ai madje as nuk pretendon ta bëjë atë. Në vend të asaj, ai përpiqet të na ndajë. Jemi dëshmitarë të pasojave nga përpjekjet e tij trevjeçare për ta bërë atë”; deklaroi Matis për magazinën amerikane “Atlantik”:
Matis, i cili dorëheqjen në funksionin si sekretar i mbrojtjes në administratën presidenciale e dorëzoi në vitin 2018 si krahasim e përkujtoi Luftën e Dytë Botërore dhe luftën kundër Gjermanisë naziste.
Gjenerali detar në pension, i cili mohon se ka ambicie politike, e ka kritikuar udhëheqësinë ushtarake amerikane për praninë e fotosesionit me Trampin, prejse policia dhe pjesëtarët e Gardës kombëtare i dëbuan demonstrantët e qetë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
Mark Esper, sekretar aktual i Mbrojtjes dhe Mark Majli, kryesues me Shtatmadhorinë e armatës amerikane, ishin kritikuar për shkak të përdorimit të shprehjes “fushë beteje”, që të përshkruhet gjendja në qytetet e SHBA-së të goditura nga protestat.
“Ne duhet ta hedhim poshtë idenë se qytetet tona janë fushë beteja”, tha Matis.
Duke folur për kërcënimet e Trampit për sistemim të forcave ushtarake, Matis tha se ajo do të krijojë koinflikt të rrejshëm – midis ushtrisë dhe shoqërisë qytetare.
Duke reaguar në qëndrimet e Matis, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kejli MekKena tha se teksti i publikuar është, “sistem vetëpromovues për qetësim të elitës në Uashington”.
Në ndërkohë, presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk beson që do të nevojitet forcat amerikane të përfshihen në protestat në mbarë Shtetet e Bashkuara për vdekjen e afroamerikanit Xhorxh Flojd, pas arrestimit policor në Mineapolis të hënën e kaluar.