Bruksel, 4 tetor – Pas zbardhjes së informacioneve për sulm rus mbi Organizatën për Ndalesë të Armëve Kimike (OZHO), si dhe për dëshmitë se Rusia posedon ndalesë për raketa bërthamore, NATO-ja dhe SHBA-ja sot e ashpërsuan retorikën ndaj Moskës. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis nga Brukseli porositi se SHBA-ja do të shqyrtojnë si t’u kundërpërgjigjen sulmeve ruse dhe shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare”, por refuzoi të zbulojë më shumë detaje. “Situata e tanishme me Rusinë mbetet e padurueshme dhe për këtë kohë të gjatë kemi biseduar me aleatët tanë”, porositi Matis, i cili në Bruksel merr pjesë në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes së NATO-s. Vendeve anëtare të Aleancës sot i janë prezantuar dëshmi për tentim rus mbi OZHO, që kanë arritur t’ua ndalojnë shërbimet e inteligjencës së Holandës dhe Britanisë së Madhe.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Matis dëshmitë e prezantuara i ka kualifikuar si “kredibile dhe të bindshme”. Përveç kësaj, SHBA-ja dhe aleatët e saj në Evropë dhe Kanada shfaqën shqetësim serioz për shkak të faktit që Rusia posedon raketë të tipit 9М729, e cila është e ndaluar me kushtet e Kartës për forca bërthamore me veprim të mesëm, më e njohur si INF. Kjo raketë do t’i mundësonte Rusisë t’i sulmojë vendet anëtare të NATO-s në afat shumë të shkurtër, sqarojnë ekspertët. Tashmë një kohë të gjatë NATO-ja dyshon se Moska posedon raketë të tillë. Sipas tij, shkelja e INF dhe sulmi kibernetik mbi OZHO janë pjesë e praktikës së njëjtë ruse tashmë të parë në Siri, ku Moska e mbështet presidentin sirian Bashar el Asad, është parë edhe në qytetin britanik Solsberi ku agjenti i dyfishtë Sergej Skripal ishte helmuar me substancën e ndaluar “noviçok”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, porositi se Rusia duhet të japë llogari për sjelljen e saj. Ai theksoi se Perëndimi ende po tenton ta kthejë Rusinë në rrugën e respektimit të Kartave, por se sjellja e tillë e Moskës tashmë po zgjat një kohë të gjatë. Stoltenberg, ndërkaq, theksoi se vendet anëtare të NATO-s posedojnë dëshmi të mjaftueshme se pas sulmit mbi OHZO dhe pas sulmeve të tjera kibernetike në botë qëndron shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU. Stoltenberg paralajmëroi se për shkak të rrezikut të rritur nga sulmet kibernetike, vendet anëtare të NATO-s në takim kanë vendosur dukshëm t’i përforcojnë kapacitetet e tyre dhe koordinim në këtë fushë. Ai refuzoi të përgjigjet si dhe nëse NATO-ja do të kundërpërgjigjet. “Do të ishte gabim të spekuloj dhe të krijohet pasiguri e panevojshme”, tha Stoltenberg.