Sofje, 20 shtator – Ende nuk ka vendim përfundimtar, por KQZ i Bullgarisë bashkohet rreth mendimit se do të votojë me një kartelë, tha Rosica Mateva – zëdhënëse dhe zëvendëskryetare e Komisionit. Për zgjedhjet “2 në 1”, do të furnizohen aparate plotësuese për votim.
Kryetarja e KQZ-së sqaroi se po diskutohet për opsionin votuesi të mund të zgjedhë nëse do të votojë për dy llojet e zgjedhjeve ose vetëm për ato presidenciale dhe parlamentare në Bullgari. Mateva paralajmëroi se do të blehen edhe 1.600 aparate për votim dhe 26.000 flesh drajv në vlerë prej 9 milion e 500 mijë leva (4.500.000 euro). Flesh pajisjet plotësuese janë për rreth të dytë të mundshëm nga zgjedhjet presidenciale, sepse është konfirmuar se nuk do të ketë kohë të tërhiqen të dhënat nga 14 nëntori që të vendosen parametrat për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari, sqaroi zëdhënësja.