Matematika do ta kishte shpallur Interin kampion 26 vite më parë

Bardhezinjtë siguruan titullin e 9-të radhazi kampion, teksa nën drejtimin e Sarrit vuajtën shumë më tepër se sa pritej. Aq sa nëse do të ktheheshim shimë vite më pas, mund të mos ishin shpallur kampion në bazë të matematikës

27

Sezoni futbollistik në Itali tashmë është mbyllur, teksa për tifozët do të mbahet mend. Edhe pse me ndryshime të shumta këtë sezon, dhe më shumë rivalitet, mbizotërimi i Juventusit mbeti i pandryshueshëm. Bardhezinjtë siguruan titullin e 9-të radhazi kampion, teksa nën drejtimin e Sarrit vuajtën shumë më tepër se sa pritej. Aq sa nëse do të ktheheshim shimë vite më pas, mund të mos ishin shpallur kampion në bazë të matematikës.

Kthehemi në vitin 1994, ku ishte sezoni i fundit ku fitorja përllogaritej me 2 pikë. Në sezonin 1994-1995, rregulli ndryshoi, teksa fitorja u bë me 3 pikë. Ky rregull i ri lejoi Juventusin që të shpallej kampion me 83 pikë, kundrejt 82 të Interit. Nëse do të ishte rregulli i vjetër, skuadra milaneze do ta mbyllte sezonin me 58 pikë, një më shumë se “Zonja e Vjetër” që do të kishte 57. Kjo është hera e parë kur ndryshimi i rregullores, ka ndikim edhe te titulli kamion. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe 19 vite më parë, kur Juventus fitoi kampionatin në sezonin 2000/01 me 71 pikë, kundrejt 70 të Romës. Të dyja skuadrat do të kishin 51 pikë me rregullin e vjetër.

Juventus vijon diktaturën në Itali, por duke vuajtur shumë veçanërisht në javët e fundit, ku ka marrë vetëm 1 pikë kundër Cagliarit dhe Romës. Sidoqoftë skuadra torineze duhet të falënderojë drejtuesit që vendosën të ndryshonin rregulloren 26 vite më parë, pasi në të kundër tashmë do të shihnim Conten që të festonte titullin kampion me skuadrën e Interit. Statistikat nuk janë shumë premtuese në ekipin e Sarrit, teksa tashmë duhet të fillojnë t’i bëjnë mirë llogarit që të duelin e radhës së 7 gushtit kundër Lyonit.

Në anën tjetër kur jemi te Serie A, Genoa shpëtoi nga rënia falë fitores 3:0 ndaj Hellas Verona, derisa nga liga bie skuadra e Lecces. Lecce i bashkohet Brescias dhe Spal në Serie B sezonin e ri.

 

 

Comments are closed.