Mediat turke të martën kishin raportuar se Beshiktash do ta transferojë Juan Matan nga Manchester United gjatë verës. Por, lideri i Superligës së Turqisë ka hedhur poshtë raportimet e mediave se do ta transferojnë ish-anëtarin e Chelseas, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express. Mata, i cili po shkëlqen këtë sezon, ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2018.