Të martën u raportua nga mediet evropiane se Manchester United dhe mesfushori spanjoll Juan Mata kishin gjetur akordin për rinovimin. Të mërkurën ka ardhur lajmërimi zyrtar i klubit anglez. Juan Mata ka firmosur një kontratë të re e cila do ta mbajë në Old Trafford deri në vitin 2021. Mesfushori 31-vjeçar ka firmosur një kontratë e cila i jep opsionin për një vit tjetër nëse forma e tij do të mbetet e mirë.
Klubi e sheh jo vetëm si një lojtar të vlefshëm spanjollin, por edhe si një ambasador në të ardhmen dhe kërkon që ai ta mbyllë karrierën me fanellën e kuqe. Mata u transferua nga Chelsea tek United në vitin 2014.