Manchester Junajted ka të ngjarë të sakrifikojë dy mesfushorët spanjollë Ander Herrera dhe Huan Mata, për të marrë futbollistin e Atletiko Madrid, Saul Niguez. Lajmin e interesimit të “djajve” për futbollistin 22-vjeçar e bën të ditur “Don Balon” dhe e konfirmon media në Angli. Gazeta spanjolle ka bërë me dije se vetë trajneri i Junajted, Hoze Murinjo, është ideatori i këtij shkëmbimi që mund të realizohet në verën e ardhshme.
Gjithsesi, mbetet ende për t’u parë përgjigja e Atletiko dhe trajnerit Diego Simeone, të cilët ndihen të fortë nga fakti që Saul sapo ka firmosur një kontratë të re dhe klauzola për prishjen e saj është 150 milionë euro. “Murinjo ka folur personalisht me Simeone për këtë temë, por argjentinasi ende nuk ka kthyer përgjigje”, – konfirmonte gazeta angleze “Daily Star”. Gjithsesi nuk përgënjeshtrohet fakti që Simeone të pëlqejnë dyshen Mata-Herrera, nëse Saul kërkon largimin.