Athinë, 9 maj – Integrimi i sforcuar i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e gjendjes në Ballkan, tha ambasadori rus në Greqi, Anfrej Masllov, duke folur për televizionin grek se Rusia dëshiron ta imponojë ndikimin e saj në Ballkan, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Vendi ynë e ka njohur vendin tuaj fqinj me emrin e ri, por për fat të keq zgjidhja e çështjes së vjetër me emrin e ka hapur rrugën për integrim të sforcuar të Maqedonisë së Veriut në aleancën veri-atlantike dhe gjithsesi kjo rrjedhë nuk do të kontribuojë në gjendjen në Ballkan”, tha ambasadori i Rusisë në Athinë, Andrej Masllov.
Ambasadori rus në Greqi sqaroi se në vitet e fundit shihen përpjekje të vendeve të caktuara të vendosin rend të ri të punëve, “që nuk është bazuar në të drejtën ndërkombëtare, për në të a.q. rregulla të cilat vetë këto vende i krijojnë dhe i prezantojnë si qëndrim të supozuar të bashkësisë ndërkombëtare”.
“Lidhur me politikën e Rusisë në Ballkan, i hedhim poshtë pozicionet se Rusia gjoja dëshiron të imponojë ndikimin e saj në Ballkan. Ne duam zhvillim të marrëdhënieve me të gjitha vendet ballkanike në nivel dypalësh dhe jemi të gatshëm t’i zhvillojmë këto raporte në një shkallë të cilën vetë vendet e dëshirojnë këtë”, sqaroi Masllov në intervistën për ERT-në.