Havier Maskerano edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit të Superligës Kineze, Hebei Çina Fortune, nga gjiganti spanjoll, Barcelona. Argjentinasi, 33-vjeçar, është zyrtarizuar nga klubi kinez pasi marrëveshja për transferimin e tij u bë publike në fillim të kësaj jave nga një gazetar argjentinas në “Twitter”. “Pas arritjes së marrëveshjes me Barcelonën dhe vetë lojtarin, kapiteni i shquar argjentinas, Maskerano, nga sot është i është bashkuar Hebei Çina Fortune edhe zyrtarisht”, ka njoftuar klubi kinez. Shuma e transferimit të tij nuk është bërë e ditur. Ndërkohë, dje edhe vetë Barcelona njoftoi për largimin e Maskeranos në drejtim të Kinës