Maskat mbrojtëse, Qeveria shqyrton mundësinë e rritjes së gjobave

32

Shkup, 24 shtator – Qeveria po shqyrton mundësin nëse duhet të rrisë dënimin e gjobave për mos mbajtjen e maskave mbrojtjes nga KOVID-19. “Ngarkesa e punës së policisë në atë drejtim është rritur dhe do të ketë më shumë kontrolle në restorante dhe tubime të qytetarëve”, informoi Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski, shkruan gazeta KOHA.

“Në Qeveri po bisedojmë për mundësinë e rritjes së gjobave dhe së bashku do të vlerësojmë se ka ose jo nevojë për këtë. E rëndësishme është që ngarkesa e punës e punonjësve të policisë të rritet dhe ne bëjmë gjithçka që duhet dhe të kontribuojnë në respektimin e masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse. Ata të cilët nuk i respektojnë masat, nuk respektojnë veten e tyre dhe nuk i respektojnë familjet e tyre, duke mos mbajt maska mbrojtëse, dhe me këtë vënë veten në rrezik të infektimit. Do të shtohen kontrollet në objektet hotelierike dhe tubimet tjera të qytetarëve, gjithnjë e më shumë, në mënyrë që të ndikojmë tek ata që nuk respektojnë masat dhe kështu të mos rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, deklaroi Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Qendrën e Policisë Gjorçe Petrov.

Është e mjaftueshme që institucionet të funksionojnë dhe të mos bëjnë dallime në mes qytetarit të thjeshtë dhe ndonjë bartësi të funksionit kur është puna për shkeljen e ligjit dhe mos respektimin e rregullave, shtojë Spasovski, i pyetur se a është i mjaftueshme që Zaev me ministrat e tij u dënuan vetëm me 50 euro pasi që nuk kanë pasur helmeta të vendosura gjatë vozitjes së motoçikletave. “Është shumë e rëndësishme që kolegët kanë vepruar dhe kanë bërë procesverbal për veprën  e kryer. Ai që ka bërë shkelje e rëndësishme që edhe të mbajë përgjegjësi për veprën. Në rastin konkret shkelje ka bërë kryeministri dhe ministrat. A është i mjaftueshme dënimi? Nëse nuk i dënojmë asnjë lloj gjobe sigurisht që pyetja juaj do të ishte përse nuk i keni dënuar, tani kur i kemi shkruar dënim tani pyetni a është e mjaftueshëm dënimi prej 50 eurove. Është e mjaftueshme që institucionet të funksionojnë në vend dhe të mos ketë dallime në mes qytetarit të thjeshtë dhe një bartësi të funksioni”, deklaroi Spasovski. (koha.mk)

Comments are closed.