Maska më e mençur në botë!

49

Kompania për pajisje kompjuterike, Razer, ka realizuar atë që e cilëson si maskën më të mençur në botë – të kompletuar me një mikrofon të brendshëm. Prototipi, i shpalosur në panairin “Consumer Electronic Show”, synon të përmirësojë zërin e përdoruesve – për të hequr pengesat që po ua bëjnë maskat.

Dizajni përfshin një ventilator të vogël për freskim të jarit. Maska është e bërë nga plastika transparente duke e bërë më të lehtë edhe leximin e buzëve. Produkti është vetëm në fazë koncepti dhe aktualisht s’ka dalë në shitje.