Shpërndarësit e drogës në Majorka të Spanjës po japin maska falas për të gjithë blerësit e kokainës. Daily Mail raporton se shitësit e drogës të cilët veprimtarinë e tyre e shtrijnë në pikat turistike marrin 100 euro për 1 gram dhe u japin blerësve një maskë kundra koronavirusit falas.
Nisma e çuditshme u pikas nga një turiste e cila po pushon në Spanjë dhe arriti të bënte disa foto. “Në Spanjë autoritetet janë jashtëzakonisht strikte kur vjen puna te vendosja e maskave. Kur shkoni në tualet duhet të mbani maskën, kështu që një maskë falas kur blen kokainën e lehtëson shumë përdorimin e tualetit”, tha ajo. Kjo vjen pasi Spanja regjistroi 2255 më shumë raste të të prekurve me koronavirus në vetëm 24 orë ndërsa pritet shpërthimi i valës së dytë të virusit.