Mësuesi Veysel Akcay, drejtor i një rrjeti të shkollave ndërkombëtare, i cili ka jetuar në Mongoli për gati 25 vjet, ishte rrëmbyer me pretendimin se nuk ka leje qëndrimi
Një mësues turk në Monogli është rrëmbye dhe është liruar sërish të premten, në atë që duket të jetë episodi i fundit i fushatës globale të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan për të kapur aleatët e dyshuari të klerikut, Fetullah Gylen pasi ky i fundit akuzohet për komplot të grusht shtetit në Turqi, vitin 2016.
Mësuesi Veysel Akcay, drejtor i një rrjeti të shkollave ndërkombëtare, i cili ka jetuar në Mongoli për gati 25 vjet, ishte rrëmbyer me pretendimin se nuk ka leje qëndrimi. Akcay ishte afër ndërtesës së tij në kryeqytetin Ulan Bator, të premten në mëngjes, ku ai ishte rrëmbyer nga një veturë e tipit Toyota, shkruan New York Times.
Drejtori i përgjithshëm i fondacionit “Empathy”, i cili drejton shkollat Mongoliano-Turke, ka treguar se policia mongole kishte targa të rreme dhe se tre persona të maskuar ishin brenda. Disa orë më vonë, Ministria e Punëve të Jashtme Mongole ka treguar se një avion i Turqisë ishte marr me qira i cili u ul në Ulan Bator. Ishte një avion “Bombardier”, me një shenjë që përputhej me atë të një avioni të Forcave Ajrore Turke. Mirëpo autoritet mongole treguan se pas protestës së familjarëve në aeroportin e kryeqytetit mongolian, avioni që dyshohet të jetë turk ishte nisur pa mësuesin Veysel Akacay.
I njëjti skenar kishte ndodhur edhe në Kosovës në mars të këtij viti ku u ekstraduan gjashtë shtetas turk, të cilët akuzohen për lidhje me “Lëvizjen Gylen”, lëvizje islamike e cila ka fituar mbështetje në Ballkan.