Ylli i Brajton, Glenn Marrej dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar në lidhje me akuzën për mashtrim me taksat në shumën 1.1 milionë euro. “HMRC” raportohet të jetë duke hetuar mbi sulmuesin veteran dhe të shoqen e tij Stesi dhe dje kanë zbarkuar duke kontrolluar imtësisht shtëpinë e çiftit, me vlerë 1.1 milionë euro, në Susseks. Hetimi lidhet me dyshimet për evazion fiskal të çiftit. Shtëpia me 5 dhoma gjumi u kontrollua nga oficerët e “HMRC”, të cilët kanë sekuestruar në cilësinë e provës disa pajisje, mes të cilave edhe kompjuter.
“Një çift bashkëshortësh janë arrestuar si pjesë e një hetimi të udhëhequr nga taskforca dhe dogana, për një mashtrim me vlerë 1.1 milionë euro. Oficerët arrestuan të dy në një pronë rezidenciale në zonën e Brajton gjatë mëngjesit të djeshëm. Të dy u arrestuan për të njëjtat dyshime mbi evazion të taksave dhe mashtrim në deklarimin e të ardhurave. Prona u kontrollua nga hetuesit, ku u sekuestruan kompjuterë, biznese dhe të dhëna personale. Çifti u pyet dhe tashmë janë lërë të lirë me kusht, ndërkohë që hetimi vijon”, deklaroi zëdhënësi për shtyp i zyrës së tatim taksave.