Tetovë, 27 prill – 63 vjeçari Q.A të enjten ka denoncuar në Policinë e Gostivarit se rreth orës 8 e 45 minuta në afërsi të Spitalit të Gostivarit, është takuar me një njeri të panjohur i cili i ka thënë se është aksidentuar me një shtetas të Arabisë Saudite dhe se duhet ti paguajë dëmshpërblim. I panjohuri është larguar dhe i është afruar kinse është një shtetas i Arabisë, i cili i ka kërkuar para që të vërtetojë se a janë të njëjta me ato që i ka dhënë qytetari me të cilin është aksidentuar. Qytetari i Gostivarit i ka besuar dhe i ka dhënë 8000 denarë. Pas një kohe, ai ka kuptuar se është manipuluar dhe rastin e ka paraqitur në polici. Policia punon në zbardhjen e këtij rasti dhe gjetjen e manipulatorëve. Ky nuk është rasti i parë që ndodh në Gostivar me mashtrime të kësaj natyre. (koha.mk)