Policia spanjolle mendoi se e kishte kapur të arratisurin, Carles Puigdemont të enjten, por ishte vetëm një komedian i veshur si ish-udhëheqësi katalanas. Joaquin Reyes i tha radios “La Ventana” se gjashtë oficerë iu afruan atij ndërsa ishte veshur si Puigdemont për shfaqjen e skeqit televiziv “El Intermedio” në Torrejón de Ardoz, në periferi të Madridit, transmeton Klan Kosova. Reyes tha se oficerët ishin informuar se Puigdemont, i cili u arratis në Belgjikë pas shpalljes së pavarësisë së katalonisë dhe që përballet me arrestimin nëse i kthehet në tokën spanjolle – ishte kthyer. Ai shtoi se policia qeshi kur kuptoni se nuk e kishte kapur njeriun e duhur,