Londër, 20 nëntor 2018 – Studimi i kompanisë hulumtuese “Xhuniper Risërç” ka zbuluar shkallën e mashtrimit gjatë pagesave onlajn dhe angazhohet për prognozat rreth lartësisë së humbjeve në vitet në vijim.
Mashtrimi në pagesat onaljn për mallra dhe shërbime pritet të arrijë 22 miliardë dollarë në nivel global këtë vit. Në pesë vitet e ardhshme këto humbje do të rriten më shumë se dyfish, pasi më 2023 analistët parashikojnë mashtrime onlajn në vlerë prej 48 miliardë dollarë.
Faktor kyç për rritjen e humbjeve nga mashtrimet gjatë pagesave onlajn është shkalla jo mjaftueshëm e mbrojtjes së të dhënave personale, e që mundëson vjedhjen, thuhet në raportin e bazuar në analiza të aspekteve të ndryshme rreth problemit dhe rrezikut.
Sipas ekspertëve të “Xhuniper Risërç”, kriminelët shpeshherë i përdorin të ashtuquajtura “identifikues sintetik” përmes të dhënave fiktive në informacione pjesërisht të sigurta, të dala nga dobësitë në sistemin e sigurisë.