Femrat sot i preferojnë meshkujt e gjatë. Mashkullit të shkurtë nuk i mbetet asgjë tjetër përveç që mungesën e centimetrave ta kompensojë me një vetësiguri dhe qasje fantastike në skenë. Çuditërisht tingëllon rezultati i anketës sipas të cilit mashkulli ideal është i gjatë madje edhe 192 cm. Është interesante se te të gjithë gjitarët në zgjedhjen e partnerit është dominante gjatësia. Sa i përket kësaj, është konstatuar se disa meshkuj vuajnë nga kompleksi i gjatësisë. Kjo është konfirmuar në një eksperiment ku femrat kanë qenë kryesisht më të gjatë se meshkujt. Meshkujt e atij grupi janë paraqitur të tërhequr në vete. Atributet, të cilat duhet t’i ketë mashkullit ideal sot janë: mbrojtës mashkullor i vajzave, dashnor me afsh dhe me shikim që “desh”. Pikërisht për shkak se egoja e femrën ka filluar të zgjedh dhe bëjë llogari (në përmasa botërore), janë shfaqur edhe disa probleme serioze në shoqëri, si për shembull shkurorëzimet e shpeshtuara. Keqkuptimet shfaqen pikërisht për shkak të asaj që meshkujt nuk i plotësojnë kushtet e pritura nga femra, dhe tërhiqen në vete nga frika se nuk kanë atribute që një femër sot kërkon nga mashkulli. Përkundrazi, femrat bien në depresion për shkak të pasivitetit të mashkullit të kohës sonë. Ato vuajnë ngase nuk mund të paramendojnë kurrsesi se sa shpejt tretet vetëbesimi i mashkullit. Edhe sikur të paramendonin një gjë të tillë, sërish nuk do të ishin të interesuara ngase ato adhurojnë meshkujt që kanë siguri në vete. Në anën tjetër, femrat kanë qenë ato që deri në ditët tona kanë vuajtur për shkak të kritereve të larta të përcaktuara nga meshkujt. Dhe si duket, kjo kohë po bie si një lloj hakmarrjeje e gjinisë femërore. Për femrën e sotëm (sipas anketës) po ashtu është me rëndësi që sinjalet erotike nga mashkulli të jenë të nivelit pak më të vrazhdë, pak më shtazarake! Ajo e shikon atë në sy të cilat paraqesin pasqyrën e shpirtit të mashkullit. Përveç kësaj për femrën është me rëndësi edhe zëri si dhe era e trupit të mashkullit. Toni i thellë i si dhe era mashkull e trupit të tij paraqesin sinjalet erotike të cilëve shumë pak femra mund t’i bëjnë ballë. E thirrjet e zëshme dhe të nuhaturit rreth organeve gjenitale dihet mirë se është veti e njohur mes shtazëve. Si duket femrat e shekullit të ri ende nuk janë imune në këto “magji shtazarake”. Ja si do të dukej mashkulli i sotëm ideal:
– I gjatë deri 192 cm.
– Me trup atleti (bilderi) por jo të tepruar.
– Vithet e formësuar mirë.
– Sytë e ndritshme.
– Flokët e gjatë dhe të errët.
– Të jetë pak i djallëzuar dhe të ketë sens për humor.