Shkup, 29 shtator – Në Platformën kombëtare për mësim onlajn dje, në Platformë janë kyçur mbi 88,000 shfrytëzues aktivë, siç informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kanë kontribuar për identifikim dhe përkufizim të suksesshëm të sfidave të cilat dalin nga ngarkimi i Platformës në këtë fazë në zbatimin e saj.
“Rezultatet nga testimi në terren plotësisht janë sonduar dhe është filluar optimizimi i burimeve të të gjitha tre klaserëve të Serverëve (Serverët për bazat me të dhënat (database servers); Serverat për balancim të ngarkesës (load balancer), dhe Serverët për shërbim të shfrytëzuesve (web servers)). Procesi i testimit vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa intensivisht do të zhvillohet edhe ditëve në vijim”, bëri të ditur MASH-i.
Ministria thekson se për shkak të testimit është e mundur vazhdimisht të merrni porosi gjatë gabimit në lidhje me bazën (error database connection), që është e pritshme në fazën përgatitore të testimit.
“Ky proces do të ndihmojë jo vetëm se për vendosjen e Platformës në funksion, por do të mbështesë edhe ndërtimin e interoperabilitetit ndërmjet sistemeve të ndryshme në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në drejtim të përcjelljes efektive të çdo nxënësi gjatë gjithë procesit të arsimimit të tij. Qëllimi ynë i vetëm është të mundësojmë vazhdimësi në procesin arsimor në rrethana të jashtëzakonshme, siç është edhe viti aktual me pandeminë Kovid-19, por të krijojmë bazë solide për përparimin e mëtejshëm të cilësisë së gjithë procesit arsimor në vend” thekson MASH-i.
Ministria u bën thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve të vazhdojnë me kyçjen e Platformës kombëtare të mësimit në distancë edhe në ditët në vazhdim, dhe rregullisht t’i ndjekin përmbajtjet e reja që i postojmë në ueb faqen kryesore (http://www.schools.mk).