MASH: Të infektuar nën 1 për qind e nxënësve dhe kuadrit, protokollet janë efikase

16

Shkup, 27 tetor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se më pak se një përqind e nxënësve dhe kuadrit në shkolla fillore dhe të mesme janë të infektuar me KOVID-19. Prandaj në bazë të këtyre të dhënave, mund të konkludohet se protokollet janë efektiv në uljen e rreziqeve për përhapjene virusit. Mësimi vazhdon të zhvillohet pa ndërprerë, duke ndjekur tani më dinamikën e caktuar dhe organizimin.

“Sipas raporteve të cilat shkollat çdo ditë i dorëzojnë në MASH, nga numri i përgjithshëm prej 259.235 nxënës në nivel shtetëror, përqindja e të infektuarve është vetëm 0,06%, ndërsa nga numri i përgjithshëm prej 27.955 mësimdhënës dhe personel tjetër përqindja është 0,58%, që është shumë më pak se një për qind. Në kuadër të mësimit me prani fizike, janë regjistruar gjithsej 40 nxënës pozitiv me virusin korona dhe 52 punonjës nga kuadri mësimor në shkollat e mesme dhe shkollat fillore. Në të gjitha këto raste reagohet me kohë sipas rekomandimeve të Qendrave për Shëndet Publik, me ç′rast parandalohet bartja e virusit. Në të gjitha rastet e tjera, bëhet fjalë për pjesëmarrësit në mësimin onlajn, ku as fëmijët dhe as mësimdhënësit nuk kanë pasur kontakt me të tjerët në shkollë”, bëri të ditur MASH-i.

Gjithashtu, nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët shkojnë në izolim për shkak të kontaktit të afërt me person të izoluar ose për shkak se janë pozitiv në KOVID 19 mësimin e zhvillojnë onlajn gjë që siguron vazhdimësi në procesin arsimor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju bënë thirrje nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve që me përgjegjësi t′i respektojnë masat dhe protokollet për mbrojtje nga KOVID-19 në shkolla dhe jashtë tyre, sepse vetëm duke mbajtur maskat, distancën dhe larjen dhe dezinfektimin e shpeshtë të duarve mund të parandalohet përhapja e sëmundjes.