MASH publikon thirrjen për autorë librash për arsim profesional në Maqedoni

20

Shkup, 27 shkurt – Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) e ka publikuar thirrjen për hulumtimin e interesit publik për formimin e ekipeve të autorëve për përpunimin e dorëshkrimeve për tekste shkollore për arsim profesional katërvjeparë.

Ekipet e autorëve do të formohen për profile arsimore për lëndët e profesionit të pylltarisë-përpunimit të drurit, pastaj gjeologjiko-xeheroriale dhe metalurgjike, bujqësore-veterinare, ndërtim-gjeodezi, elektroteknikë, tekstil-lëkurë, shërbime personale, maqineri, ekonomiko-juridike dhe tregtare, komunikacion dhe shëndetësi.

Ekipet e interesuara autoriale duhet që ta paraqesin ekipin te Arkiva në Shërbimin pedagogjik në Shkup, deri më 5 mars të këtij viti. Paraqitja mund të merret nga faqja e internetit e MASH-it, ku është shpallur thirrja.

MASH-i do të nënshkruaj marrëveshje vetëm me ekipet e autorëve të cilët do të kenë miratimin e Komisionit kombëtar për libra për shkolla fillore dhe të mesme.

Comments are closed.