Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ketë 6,1 miliardë denarë buxhet në vitin 2019, që është për 7,84 për qind më i madh në krahasim me vitin 2018. MASH do të fokusohet në reformimin dhe modernizimin e arsimit fillore dhe të mesëm profesional, si dhe për avancimin e standardit të nxënësve dhe të studentëve.
Ministri dikasterial Arbër Ademi, sot në takim me gazetarët tha se në muajin shtator do të ketë rritje të reje për 5 për qind të pagave të mësimdhënësve në arsimin fillore dhe të mesëm dhe se për herë të parë pas shumë vitesh rritje prej 5 për qind do të marrin edhe profesorët në arsimin e lartë. Për shkencën janë planifikuar 145 milionë denarë.
Për bllok-dotacione, për shkollat fillore dhe të mesme në komunat janë dedikuar 14,4 miliardë denarë, që në krahasim me vitin 2017 është pothuajse 1,4 miliardë më shumë.
Në arsimin fillor, për të cilin ligji i ri është në projekt-versionin e dytë, do të vendosen rekomandimet nga analiza e OECD dhe UNICEF-it për çka do të ketë edhe plan të akcizës, ndërsa arsimi profesional i mesëm do të avancohet me plane të reja, të modernizuara mësimore dhe programe dhe në bashkëpunim me biznes-partnerë të rinj do të zgjerohet kapaciteti i arsimit dual.
Nga shtatori do të hapet edhe gjimnazi matematiko-informatik. Ademi tha se ende nuk kanë analizë sa paralele do të hapen në vitin e parë mësimor nga puna e kësaj shkolle. Shtoi se tani janë të fokusuar që të sigurohet objekti për shkollën e re dhe më pas, siç tha, do t’i prezantojnë hapat e reja për funksionimin e gjimnazit.
Në arsimin e lartë, përveç parae për paga më të larta, janë siguruar mjete edhe për formimin e institucioneve të reja të parapara me Ligjine ri për arsimin e lartë – Këshilli kombëtar për arsim të lartë, shkencë dhe hulumtim dhe për Agjencinë për cilësi në të cilin si trupa të veçantë do të funksionojnë këshillat për akreditim dhe për evaluim.
Për standard të nxënësve janë paraparë 1,1 miliardë denarë dhe tani me përcaktim ligjor, financiarisht do të mbështeten konviktet dhe borxhet e tyre në bazë të shpenzimeve të përgjithshme.
Për investime kapitale janë paraparë 2,4 miliardë denarë, që në krahasim me rebilansin nga viti 2018 është më shumë se një miliardë. Do të dedikohen për ndërtim ose rikonstruim të shkollave dhe salla sportive. Ademi tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave e shqyrtojmë mundësinë për rikonstruimin e të gjitha konvikteve me ndihmë ndërkombëtare, por se ideja është në iniciativë të fazës dhe janë në negociata, ndërsa për realizim do të bëjnë prioritete. (koha.mk)