MASH: Masa parandaluese për lojën në internet në shkollën e Manastirit
Shkup, 17 prill – Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ndjek situatën dhe në koordinim me institucionet tjera ndërmerr aktivitete adekuate për konfirmimin e arsyeve për paraqitjen e rastit me lojën në internet në shkollën fillore në Manastir, si dhe parandalimin nga paraqitja eventuale e rasteve të reja përmes qasjes multisektoriale. Nga informacionet e deritanishme, nga Ministria thonë se nuk bëhet fjalë për një dukuri massive, transmeton KOHA.
Shkollat fillore dhe të mesme, thuhet në kumtesë, në vend morën udhëzime për punën e mëtejshme të shërbimeve pedagogjike-psikologjike, mësuesve, si dhe përfshirjen e prindërve dhe fëmijëve në aktivitete. Ju informojmë se shkollave u janë dhënë udhëzime se janë të detyruara të rrisin shkallën e kujdesit dhe ndërveprimit me nxënësit duke përfshirë kujdes për realizimin e komunikimeve nëpërmjet internetit dhe njëkohësisht rritjen e komunikimit individual me nxënësit
Nga MASH-i është dhënë udhëzim që përmes punëtorive në grup në tema të këtilla të organizuara nga shërbimet profesionale te shkollave, nxënësit të informohen për rreziqet e mundshme të pjesëmarrjes në këtë lojërave, si dhe të intensifikojë komunikimin me familjet e nxënësve duke organizuar takime dhe mbledhje prindërore, me qëllim të parandalimit në kohë nëse te individëve ose grupeve të veçanta vërehen sjellje që devijojnë nga të zakonshme dhe që kanë indikacione se mund të ndërmerren veprime të dëmshme nga nxënësit ndaj vetes së tyre, ndaj shokëve, mësuesve ose personelin tjetër të shkollës
Shkollat janë të detyruara të risin nivelin e ndërveprimit me nxënësit përmes organizmit të punëtorive në grup për tema përkatëse nga ana e shërbimeve profesionale dhe, njëkohësisht të intensifikohet komunikimin me familjarët e nxënësve përmes organizimit të mbledhjeve prindërore me qëllim të parandalimit në kohë nëse te individë ose grupe të caktuara vërehen sjellje që devijojnë nga sjelljet e zakonshme, apo dhe nëse vërehen indikacione se individi do të ndërmarrë veprime të padëshiruara për veten e tij, për shokët e klasës, mësuesit ose punonjësit e tjerë në shkollë.
Përveç kësaj, nëse vërehen sjellje të pazakonta të nxitura nga video-lojërat e lartpërmendura dhe përmbajte të ngjashme nga interneti, përveç parandalimit fillestar nga ana e shërbimeve të shkollës dhe vendosjes së komunikimit me familjen, është e detyrueshme që të informohen edhe institucionet kompetente të sistemit.
Njëkohësisht, apelojmë deri të familjarët, respektivisht deri të prindërit dhe kujdestarët e nxënësve që të jenë të kujdesshëm dhe ti kushtojnë vëmendje përmbajtjeve të rrjetit global të internetit në të cilat kanë qasje fëmijët e tyre gjatë kohës kur janë në shtëpi. (koha.mk)