Kuadri mësimor të jetë i lirë deri më 9 janar pas festave të fundvitit, ka rekomanduar Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me qëllim që të respektohet e drejta e të punësuarve në shkolla për orar të punës prej dyzet orëve në javën pesëditëshe të punës, si dhe ulje të shpenzimeve për ngrohje të objekteve shkollore.
“Në pajtim me Kalendarin për ditë të punës për vitin mësimor 2017/2018, ju njoftojmë se personave udhëheqës nëpër shkolla u është parashtruar rekomandimin që ditët që vijojnë pas festave të fundvitit të jenë jopune, përkatësisht obligimet e punës të fillojnë më 9 janar”, thuhet në kumtesën e MASH-it.
Ky rekomandim, shtohet në kumtesë, është në pajtim me Kalendarin për organizim të vitit mësimor 2017/2018, për shkollat fillore dhe të mesme ku dy të shtuna në gjysmëvjetorin e parë dhe dy të shtune në gjysmëvjetorin e dytë janë paraparë si ditë pune.