MASH: Ka filluar vaksinimi i mësimdhënëseve

45

Filloi vaksinimi i mësimdhënëseve në arsimin fillor nga klasa e parë deri në të tretën, si pjesë nga vaksinimi masiv në sallën „Boris Trajkovski“.

Vaksinimi i mësimdhënësve filloi dje dhe do të vazhdojë në periudhën e ardhshme. Bëhet fjalë për vaksinim në etapa me ç’rast nga ana e punonjësve shëndetësor ftohen mësimdhënësit me termin dhe orë paraprakisht të caktuar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju bën thirrje mësimdhënësve që të paraqiten për vaksinim me qëllim që të zhdukjes më të shpejtë të virusit korona.

Gjendja në arsim me virusin korona është stabile dhe modeli hibrid i mësimit i cili po zbatohet u tregua si efektiv për mbrojtjen e nxënësve dhe mësimdhënësve nga përhapja e Kovidit nëpër shkollat.

Gjatë kësaj periudhe në tërë territorin numri i nxënësve të infektuar është 57 dhe 130 mësimdhënës të cilët mësimin e ndjekin me prani fizike, që është një numër jashtëzakonisht i ulët.

Procesi i vaksinimit së bashku me respektimin e masave tani për tani është mënyra e vetme për të zvogëluar përhapjen në vend përfshirë edhe institucionet arsimore, thuhet në njoftimin nga MASH.