Shkup, 8 mars – Pas marrjes së kompetencave në sferën e arsimit të Komunës së Gostivarit, nga MASH-i konfirmojnë se edhe Komunës së Zhelinës i janë marrë kompetencat në sferën e arsimit. Siç mësohet, kompetencat i janë marrë kryetarit të Zhelinës, Blerim Sejdiu, pasi siç thuhet zyrtarisht, pas disa shkeljeve ligjore në shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të shkollave. Dokumenti zyrtar për marrjen e kompetencave pritet të dërgohet zyrtarisht në Komunën e Zhelinës ditëve në vijim, si dhe do të bëhet publike arsyeja e marrjes së kompetencave nga MASH-i. Nga Komuna e Zhelinës ndërkohë nuk ka asnjë informatë në lidhje me marrjen e kompetencave. Ndryshe, MASH-i ditë më parë paralajmëroi se edhe disa komunave tjera do t’ju merren kompetencat edhe atë Komunës së Bogovinës, Likovës dhe Konçes.