Shkup, 21 qershor – Debatet deri tani po zhvillohen më së miri, po i shqyrtojmë të gjitha propozimet dhe vërejtjet nga shtresa e mësimdhënësve dhe nga të gjithë të cilët janë të involvuar drejtpërsëdrejti në procesin edukativ-arsimo. Në përgjithësi, të gjitha komentet ishin konstruktive, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i cili sot mori pjesë në debatin e ri për projekt-ligjet për arsimin fillor dhe për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat fillore dhe të mesme, njofton Koha.mk
Ato tashmë 15 ditë janë vënë për sugjerime edhe në Regjistrin elektronik të rregullave ENER, ndërsa diskutimet të cilat këto ditë u organizuan në disa komuna do të vazhdojnë në të tjera edhe javën e ardhshme.
Në secilin debat hapet çështja për uljen e numrit të orëve, posaçërisht për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën. Ministri është decid se numri nuk do të ulet sepse sipas raporteve të OECD-së dhe UNICEF-it fëmijët deri në moshën 14-vjeçare në vend kanë më pak se 900 orë përkatësisht një vit e gjysmë më pak arsim.
“Kështu që, tani për tani nuk do të vendosim për ulje të numrit të orëve. Me atë rast i kemi parasysh edhe rezultatet e dobëta të testimeve ndërkombëtare. Dëshirojmë ta kemi pasqyrën reale të sistemit tonë arsimor, e pastaj t’i krijojmë politikat të cilat do të rezultojnë të frytshme. Mendoj se me këto argumente do të kemi mirëkuptim”, tha Ademi në deklaratë për mediumet.
Mes pyetjeve të cilat shpesh i marrin në debate është edhe riorganizimi, përkatësisht zgjedhja e shkollës fillore jashtë komunës ku jeton. Po shqyrtohet, tha, dhe do të rirregullohet deri në versionin përfundimtar të ligjit në raste të tilla të ketë pajtueshmëri nga shkolla ku nxënësi duhet të regjistrohet dhe pajtueshmëri nga shkolla ku dëshiron të regjistrohet.
Mes risive në projekt-ligj janë zhvillimi profesional dhe i karrierës i mësimdhënësve, që do të ndikojë edhe në motivimin e tyre, vendosjen e standardeve nacionale të bazuara në kompetenca që nxënësit duhet t’i përfitojnë, tandem mësimdhënës, që do të thotë mësimdhënës i kualifikuar për arsim fizik krahas atij të klasës. depolitizimi dhe departizimi me risi në mënyrën e zgjedhjes së drejtorëve nga këshilli drejtues në të cilin shumica do të jenë prindër dhe bashkëpunëtorë profesionistë, risi në ushqimin e nxënësve, organizim të nxënësve, d.m.th. parlament të nxënësve…
Kur ligji do të kalojë në Qeveri, do të pasojë debati kuvendor. Ademi thotë se nuk e kanë me rëndësi afatin, por cilësinë. (koha.mk)