Shkup, 28 tetor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se e ka tërhequr librin e Gjuhës maqedonase për klasën e pestë për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme dhe diskriminuese.
“Në këtë libër janë konstatuar tekste diskriminuese, por edhe mostra të cilat e përforcojnë pabarazinë gjinore. Janë konfirmuar një numër i madh i lëshimeve dhe gabimeve, por edhe mosrespektim të normës standarde maqedonase”, kumtoi MASH, duke shtuar se vazhdon me procese të fuqishme reformuese në arsim dhe me sigurimin e materialeve cilësore dhe bashkëkohore për nxënësit dhe mësimdhënësit.
MASH informon se është në vijim përgatitja e Ligjit tërësisht të ri për nxënësit me të cilin do të tejkalohen mangësitë në këtë segment të arsimit.