MASH e apeloi vendimin gjyqësor për shkarkimin e drejtorëve në Gostivar

Shkup, 7 gusht Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) kumtoi se lidhur me rastin e marrjes të kompetencave të Komunës së Gostivarit për shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve në shkollat fillore dhe të mesme, për shkak të veprimeve të paligjshme të pushtetit lokal në disa raste vitin e kaluar, të cilat janë konstatuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën e Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë, informojmë se MASH ka mbërritur Aktgjykim i Gjykatës Administrative me të cilin pranohet ankesa e Komunës për vendimin e marrë për marrjen e kompetencave.

“Një aktgjykim i këtillë, sipas përmbajtjes së letrës së Gjykatës Administrative, është sjellë sepse MASH-i nuk ka siguruar të gjithë dokumentacionin në lidhje me këtë rast, si dhe për shkak se një pjesë e shkresave që janë dorëzuar nuk kanë qenë të lexueshme. Por, ky aktgjykim nuk nënkupton se gjykata konfirmon që komuna ka vepruar në mënyrë të ligjshme kur ka shkarkuar dhe emëruar drejtorët e shkollave dhe as nuk do të thotë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka vepruar siç duhet në vendimin për marrjen e kompetencave në këtë segment”, theksohet në kumtesë.

Në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Administrative, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dy mundësi: e para – të rimerr vendim për marrjen e kompetencave komunës dhe e dyta të ankimojë aktgjykimin në Gjykatën e Lartë Administrative.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ka vendosur të përdorë mundësinë e dytë juridike dhe informojmë se tashmë ka filluar procedura para Gjykatës së Lartë Administrative, për të cilën është dorëzuar i gjithë dokumentacioni me të cilin Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Komisioni Shtetëror për Procedurën e Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë kanë konstatuar një sërë parregullsish në punën e komunës dhe në bazë të së cilës është vepruar në këtë rast.

Nga Ministria shpresojnë se sikurse një vit më parë, organi kompetent do të rikonfirmojë emërimin dhe shkarkimin e paligjshëm të drejtorëve në shkolla nga Komuna e Gostivarit përmes marrjes së vendimeve në bazë të politikës dhe përkatësisë politike të zgjidhjeve kadrovike.