MASH: Arsimtarët të dorëzojnë propozime për programet e tyre arsimore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bëri thirrje arsimtarëve, si dhe personave kompetent dhe të interesuar, që aktivisht të kyçen në procesin e ndërtimtit të modelit të ri për arsimin fillor dhe të dorëzojnë kritikat e tyre, komentet dhe propozimet për përmirësimin e programit mësimor. “Që të krijojmë model arsimor më të mirë dhe më cilësor, duam të dëgjojmë zërin dhe mendimin e personave të cilët çdo ditë janë të kyçur në procesin arsimor – mësuesit. Në këtë drejtim do të krijojmë model të ri për arsimin fillor dhe plan programe të reja për nxënësit e klasave 1, 2, dhe 3”, kumtojnë nga MASH. Grupi i punës i cili do të krijojë modelin e ri arsimor, përbëhet prej ekspertëve të fushës, profesorëve të Fakultetit Filologjik dhe Institutit Pedagogjik, por edhe praktikantë të fushës, gjegjësisht mësuesit të cilët punojnë me nxënësit e klasave 1, 2 dhe 3.