Maserati GranTurismo është bërë me stil të ri për serinë e vitit 2018, duke marrë pamje të re delikate nga brenda dhe jashtë. Kësaj serie i është shtuar edhe teknologji të re në kabinë, transmeton koha.net. Maserati do të prodhojë dy versione të GranTurismo, njërin Stradale dhe tjetrin MC Sport. Që të dy modelet kanë motorin 4.7 litërsh V8, i cili prodhon 454 kuaj fuqi. Maserati GranTurismo ka rrotat e pasme aktive ndërsa gjashtë marshe automatike. Maserati GranTurismo Sport sipas tyre shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale 299 kilometra në orë, ndërsa ai MC Stradale shpejtësinë nga 0 në 100 për 4.7 sekonda e shpejtësinë maksimale 300 kilometra në orë. Nga brenda ndryshimi i madh është sistemi i ri teknologjikë. GranTurismo ka një ekran 8.4 inç me prekje, së bashku me sistemin e zërimit Harman Kardon.