Mesfushori Javier Mascherano pritet të jetë përforcimi i madh i Estudiantesit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediumet argjentinasi kanë raportuar të mërkurën se Mascherano tashmë ka arritur marrëveshje me Estudiantesin, pasi kontrata me Hebei China Fortune i skadon në fund të këtij viti, transmeton Koha Ditore.
Mascherano këtë edicion ka 25 ndeshje dhe nëntë asistime në Superligën e Kinës, pjesë e të cilës është prej janarit të vitit të shkuar.
Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Barcelona, Liverpooli, Ëest Hami, Corinthiansi e River Plate. Ka edhe 147 paraqitje dhe tri gola me Përfaqësuesen e Argjentinës.