Sipas kulturës kineze, këmbët kanë një rëndësi të madhe në trupin e njeriut. Për të përmirësuar shëndetin tuaj është mëse i nevojshëm masazhimi i këmbëve. Tai Chong është një nga pikat thelbësore që janë të vendosura në këmbë, në mes të gishtit të madh dhe të dytë. Nëse e masazhoni këtë pikë, ju mund të trajtoni dhimbjet e kokës, të zvogëloni nivelin e stresit, të kontrolloni zemërimin, të zvogëloni dhimbjet e shpinës, trajton presion e lartë të gjakut, lehtëson dhimbjet menstruale, ankthin dhe pagjumësinë. Për më tepër, masazha e këmbëve në këtë pikë ju mundëson të rifreskoni mëlçinë. Shkencëtarët kanë vërtetuar se akupuntura në këtë pjesë të këmbëve jep stimuli pozitiv dhe mexhanon stresin. Kaloni gishtin tuaj përgjatë hapësirës mes gishtit të parë dhe të dytë. Shtypeni atë pjesë për 2-3 minuta dhe pushoni për 5 sekonda. Më pas masazhoni edhe për 2 minuta tjerë. Mos harroni të lëvizni gishtin në drejtim të kundërt me pikën.