Lubjanë, 9 korrik – Vendosja e masave restriktive për luftë kundër pandemisë së koronavirusit e uli dukshëm valën e emigrantëve ilegalë në Slloveni në gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Megjithatë, policia tani sërish regjistron rritje të numrit të tentimeve ilegale për kalim të kufirit.
Numri i të huajve që hynë në Slloveni pa dokumente apo leje adekuate në gjashtë muajt e parë është pakësuar për 22 për qind në krahasim me periudhën e njejtë vitin e kaluar, kryesisht për shkak të kufizimeve të vendosura për luftë kundër pandemisë së koronavirusit, transmeton agjencia STA.
Vendet nga Ballkani Perëndimor vendosën kufizime për lëvizje, e madje edhe mbyllën qendra të emigrantëve. Megjithatë, vlerësohet se në BeH kanë mbetur mes 10.000 dhe 15.000 emigrantë.