Juventusi beson fort te Daniele Rugani. Ai e tregoi këtë, duke refuzuar propozimin joshës të Chelsea, verën e kaluar. Dhe kohët e fundit e ka demonstruar të njëjtën gjë duke rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2023, me një pagë prej 3 milionë euro (neto) në sezon. Tani, megjithatë, kontrata do të ketë një datë të re skadimi: 30 qershor 2024.
Në të vërtetë, bisedimet e fundit midis “Zonjës së Vjetër” dhe përfaqësuesve të mbrojtësit 24-vjeçar kanë gjetur emëruesin e përbashkët për ta konsoliduar “martesën”. Dhe, sigurisht, arsyetimi shkon në drejtimin e Maurizio Sarrit. Trajneri i tanishëm i Chelsea ka pasur mundësinë ta trajnojë qendërmbrojtësin toskan për dy vite tek Empoli dhe, tani, duhet të përsërisë të njëjtin skenar te bardhezinjtë. Shkurtimisht, të vijojë të jetë një lloj mentori për Rugani.
Me 20 ndeshje dhe 2 gola në sezonin e fundit, Rugani është thirrur për të bërë kapërcimin e madh e përfundimtar në cilësi te Juve. Apeli për të është i qartë, sidomos duke pasur parasysh se Chiellini do të bëhen 35 vjeç. Pra, e ardhmja është për të, Juventusi po ia jep kohën dhe mundësinë. Duke i treguar edhe “fjalëkalimin”: vazhdimësi.