Masat dhe protokollet për votim

44

Shkup 15 korrik – Sot në Maqedoninë e Veriut do të votohet në pajtim me udhëzimin e KSHZ-së dhe protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilat parashikojnë  masa të mbrojtjes  në vendvotime,  për anëtarët e  këshillit zgjedhor të cilët e realizojnë votimin, si dhe për votuesit.

– Sipas protokollit  për votim, së pari policia  në derën e hyrjes  së vendvotimit  do të kërkojë nga votuesit të vendosin maska mbrojtëse.

– Pas hyrjes në objekt,  rendi për votim pritet në distancë.

– Gjatë hyrjes në hapësirën, votuesi së pari i dezinfekton duart, dhe e dorëzon letërnjoftimi te komisioni zgjedhor.  Për kohë të shkurtër e zbret maskën për identifikim, voton dhe gjatë daljes sërish i dezinfekton duart.

– Në hapësirën e votimit nuk mund të ketë  njëkohësisht  më shumë votues nga numri i tërësishëm i paravanëve për votim.

– Nuk mund të votojë një person  i cili nuk do të ketë maskë ose refuzon ta largojë nga fytyra për identifikim.

Votimi i zgjedhjeve parlamentare sot për shkak situatës së krijuar me virusin korona do të vazhdohet  për dy orë dhe vendvotimet do të jenë të hapura deri 21:00.

Anëtarët e KZ-së dhe të gjithë personat  të cilëve u është lejuar të jenë të pranishëm gjatë hapjes së kutive të votimit dhe mbledhjes së rezultateve duhet të mbajnë maskë mbrojtëse, te posedojnë doreza dhe distanca e cila duhet të jetë minimum prej 1,5 metra.  Gjithashtu distancën prej 1,5 deri në dy metra gjatë hyrjes në vendvotim dhe gjatë daljes nga ai duhet ta mbajnë edhe votuesit.