Masat anti-COVID-19, aksion i Policisë e Inspektoriatit te ‘Kafet e rakisë’ në Prishtinë

26

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke kryer kontrolle nëpër kafeteri të kryeqytetit në këto orë të vona për të monitoruar respektimin e masave anticovid.

Pas numrit të rritjes të të infektuarve Policia e Kosovës dhe Inspektorati nën urdhrin e Zemaj janë mobilizuar për të kryer kontrolle dhe inspektime më të shpeshta, raporton televizioni publik.

Kështu ndodhi edhe sonte te “Kafet e Rakisë” në shesh ku u shpërndanë dhjetëra të rinj që ishin duke u argëtuar.

Ky veprim erdhi si pasojë e mosmbajtjes së distancës dhe mos respektimin e numrit të kufizuar brenda një hapësirë.