Prodhimtari të qëndrueshme, zgjedhje e drejtë e llojeve, futje e materies organike në tokë, fertirigjim, janë vetëm disa nga masat për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike. Siç thonë ekspertët, masat për parandalim dhe mbrojtje duhet t’i krijojnë prodhuesit sepse ata drejtëpërdrejtë ballafaqohen me pasojat nga ndryshimet klimatike, ndërsa zbatimi mund të fillojë fillimisht në nivel lokal. Më mirë, sipas hulumtimeve shkencore, është që të shfrytëzohet qasja “nga poshtë – lartë” nënkupton që aktorët lokal vetë t’i përpilojnë strategjitë dhe t’i adaptojnë aktivitetet për mbrojtje sepse pikërisht ato janë më afër problemeve, ndërsa kjo do të thotë edhe më afër zgjidhjes. Analizat e fundit tregojnë se masat më të thjeshta japin rezultat më të mirë, por varësisht se nëse bëhet fjalë për kopshtari, vreshtari, blegtori, pemëtari, bujqësi, blegtori,…, kyçe është bashkëpunimi, kooperimi i fermerëve me profesionistët dhe institucionet Duhet të ekzistojë partneritet dhe integrim. Ndryshimet klimatike tanimë janë realitet dhe një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet gjenerata jonë. Shkaktojnë pasoja serioze ekologjike dhe sociale. Këtë duhet ta marrë parasysh posaçërisht, siç theksojnë ekspertët, sepse në Maqedoni pothuajse gjysma e popullatës rurale është ekonomikisht e varur nga prodhimtaria bujqësore dhe me zbatim të metodave adaptuese praktike të ardhurat mund të rriten edhe për mbi 60 për qind.