Përpara realizimit të sulmit terrorist në dy xhami, Brenton Tarrant, i cili u mori jetën 49 besimtarëve myslimanë në Zelandën e Re, postoi në Tëitter një “manifest” prej 73 faqesh, ku shkruante se motivi i sulmit ishte “të krijonte frikë”.
Aty ai përfshin fjalime anti-emigrantëve dhe bën thirrje për vrasje të myslimanëve, duke bërë retorikë për supermacinë e racës së bardhë.
Teksti gjithashtu përmban një seksion rreth konfliktit në Kosovë.
“Ballkanizmi gjithashtu do të zvogëlojë aftësinë e SHBA-së për të projektuar fuqinë globale dhe në këtë mënyrë të sigurojë që kurrë më të ndodhë një situatë e tillë si përfshirja e SHBA në Kosovë (ku forcat e SHBA / NATO-s luftuan përkrah myslimanëve dhe thernin evropianët e krishterë duke u përpjekur të largonin islamizmin pushtues nga Europa)”, shkruante autori i masakrës.
Ai gjithashtu po dëgjonte në makinë para sulmit një këngë që është himn por “kasapit” që shkaktoi gjenocidin e Bosnjës, Radon Karaxhiç.
Edhe në armën e krimit, autori 28-vjeçar kishte të shënuar emra të disa princërve serbë e malazezë. Fotografitë që tregojnë armatime të përdorura nga ai kishin të shënuara emrin e kreut ushtarak malazez Marko Miljanov Popoviç, i cili udhëhoqi fisin e tij në luftën kundër Perandorisë Osmane.
Në armë shënohej gjithashtu emri Bajo Pivljanin, një komandant i cili gjithashtu luftoi kundër Perandorisë Osmane në Bosnje dhe Mal të Zi.
Ndërkohë, kujtojmë se NATO ka udhëhequr operacionet paqeruajtëse në Kosovë që nga qershori 1999 pas fushatës së saj të sulmeve ajrore për t’i dhënë fund fushatës ushtarake të Serbisë kundër rebelëve shqiptarë etnikë.