Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Kujtim Koxhën, i cili vrau me armë zjarri tre persona dhe plagosi një tjetër. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten (11 Tetor) në fshatin Shëlli të Matit.
Debati për rrugën dhe një shuplakë nga njëri prej viktimave, bëri që 51-vjeçari Koxha të merrte kallashnikovin dhe të zbraste breshëri plumbash në drejtim të punonjësve të Bashkisë që po drekonin në lokalin e fshatit.
Nga kjo masakër mbetën të vrarë Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buci, ndërsa u plagos Astrit Hani.