Një masakër e vërtetë ka ndodhur në veri të Norvegjisë, ku treni i mallrave ka vrarë 106 drerë të egër në katër ditë sepse shoferët nuk morën paralajmërim nga bosët e hekurudhës për të ulur shpejtësinë. Kafshët u goditën në tre raste vetëm këtë javë në Kvalforsbrua, në veri të Norvegjisë, ku 65 prej tyre u vranë të shtunën. Kjo pasoi vrasjen e 26 drerëve të mërkurën dhe 15 të tjerëve të enjten, pavarësisht se operatori i hekurudhës së Bane Nor i kërkoi pronarit të trenave të mallrave që të ngadalësonin shpejtësinë. Autoritetet e transportit ishin paralajmëruar disa herë për rrezikun nëpërmjet lajmeve në agjencinë Helgelendingen. Torstein Appfjell, që është kujdesur për drerët që kur ishte një fëmijë, ishte në skenën e masakrës të shtunën dh etha se kjo është një katastrofë për njerëzit që kujdesen për kafshët.