Asnjëherë mos thoni “Masai” (gratis). Përfaqësuesit e popullatës së vogël afrikane, e cila jeton përgjatë kufirit mes Kenias dhe Tanzanisë, i janë drejtuar një avokati për t’u mbrojtur, duke regjistruar një “markë fabrike”.
Që tani e tutje, kush do të përdorë imazhin e tyre për qëllime tregtare, duhet t’u paguajë “Masai”-ve të drejtën e autorit. Shumë kompani të njohura në fushën e modës dhe automobilave, nga Ralph Lauren tek Jaguar Land Rover, nga Louis Vuitton tek Calvin Klein, i referohen pikërisht prodhimeve të “Masai”-t falas.
“Nëse këto kompani do të paguajnë ‘copyright’, siç do të ishte e drejtë, “Masai” do të fitonin qindra milionë dollarë”, ka thënë për “Financial Times” Ron Layton, presidenti i “Position Business”, zyra ligjore që ka vendosur t’i përfaqësojë për të mbrojtur të drejtën që kërkojnë.