Që të shmangen probleme dhe incidente dhe zgjedhjet të zbatohet normalisht të dielën, posaçërisht pas sulmit në Parlament nga anëtarët e “Rubikon”, policia greke do të rris masat e jashtëzakonshme të sigurisë, publikuan mediat greke.
Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA publikoi se ministrja e Mbrojtjes Civile, Olga Gerovasili ka mbajtur telekonferencë me të gjithë drejtorët e policisë nga mbarë vendi që t’u jepen udhëzime nga shefi i policisë greke”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Mbrojeni autoritetin e policisë, ka qenë porosia e Gerovasilit sipas ANA-MPPA.
Në takim është kërkuar që policia t’i zbatojë në praktikë planet ekzistuese të sigurisë, ndërsa do të rriten edhe masat sigurisë rreth objekteve, siç janë qendrat zgjedhore, shtabet e partive, institucionet publike, të cilat mund të jenë cak i grupeve anarkiste.
Sipas informacioneve në mediat greke, te policia ekziston shqetësim edhe për shkak sulmeve të “Rubikon” por edhe për shkak reagimeve për Marrëveshjen e Prespës në pjesën veriore të vendit. (koha.mk)