Beograd, 15 janar – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i bëri thirrje ministrit të Mjedisit Jetësor, Goran Trivan “të gjallërohet pak” dhe paralajmëroi masa urgjente të Qeverisë për shkak të ndotjes së ajrit në Serbi, transmeton gazeta KOHA.
“E pyeta (kryeministren) Ana Bërnabiq nëse është i gjallë ministri i Mjedisit Jetësor, që të paraqitet, të thotë diçka, t’i pyes qytetarët”, komentoi Vuçiq.
Trivan reagoi sot dhe deklaroi se ministria resore ka bërë gjithçka është e mundur për ta ulur ndotjen e ajrit, duke vlerësuar se autoritetet lokale janë përgjegjës lokal për cilësinë e ajrit në territorin e tyre, por shumica e tyre nuk kanë plan për mbrojtje.
Pas takimit qeveritar urgjent me temë ndotja e ajrit, Bërnabiq deklaroi se nuk ka arsye për panik, pasi nuk bëhet fjalë për diçka që është dukuri e re, por përsëritet me vite për shkak të kushteve të motit.
Me rekomandime të veçanta sot doli edhe Drejtoria për mbrojtje civile në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë. Ata qytetarëve kroatë u rekomanduan t’i shmangin aktivitetet afatgjate dhe intensive në hapësirë të hapur.
Në Bosnjë e Hercegovinë ndotja e rritur e ajrit e rriti edhe kërkesën e maskave mbrojtëse, ndërsa farmacitë u rekomandojnë blerësve të shfrytëzojnë maska me dy dhe tre filtra.
Nga shoqata Eko aksion këshillojë që gjatë përzgjedhjes së maskave FFP 2 apo FFP3, qytetarët duhet të kontrollojnë nëse e kanë shenjën EN 149, pasi maskat e tilla kanë për qëllim ta zvogëlojnë ekspozimin në ajrin e ndotur – grimca, gazra dhe avull.(koha.mk)