Në organizim të Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare dhe Shoqatës të familjeve me një prind “Një Mundet” sot do të mbahet Takim rajonal për kandidatë për kryetar komunash dhe bartës të listave këshilltare për rajonin e Pollogut, në të cilën do të prezantohet nevoja për ndërmarrje të masave konkrete në nivel lokal dhe sigurimin e mjeteve nga vetëqeverisja lokale për avancimin e qasjes deri te serviset për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës.
“Për këtë qëllim, nga kandidatët për kryetar komunash presim të nënshkruajnë Angazhim publik për avancimin e grave dhe fëmijëve viktima në forma të ndryshme të dhunës, përfshirë edhe dhunën familjare”, thuhet në kumtesën nga organizatorët. Në të përkujtohet se me nismë të Rrjetit kombëtar, më 25 tetor të vitit të kaluar liderët e 17-të partive politike kanë nënshkruar Deklaratë të përbashkët për parandalimin e luftës kundër dhunës ndaj grave. Krahas këtij takimi, duhet të mbahen edhe dy takime rajonale, të kandidatëve për kryetar komunash dhe dhe bartës të listave për këshilltarë, në rajonin e Shkupit dhe Vardarit.